Alexis Sanchez ka dështuar të bien dakord për një kontratë të re me Arsenalin, duke nxitur interesin e ripërtërirë nga Juventusi dhe Manchester City.
Kontrata e 27-vjeçarit kilian është gati të përfundojë në qershor të vitit 2018 dhe raportime të shumta pohojnë se bisedimet e rinovimit janë thyer.
Juve janë të interesuar në shërbimet e Sanchezit që prej kohës së tij në Udinese, ndërsa bën ofertë përsëri gjatë verës para sigurimin të Gonzalo Higuain nga Napoli për 90 milionë euro.
Me ‘El Pipita’ dhe Paulo Dybala në skuadër, Juve po mendojnë të ofrojnë edhe një alternativë tjetër, duke planifikuar një ofertë për Sanchezin, e cila peshon plot 60 milionë euro.
Në anën tjetër edhe Manchester City janë të interesuar shumë në Sanchezin, veçanërisht pasi ai tashmë ka punuar me Pep Guardiolan në Barcelonë. /Telegrafi/