Pasi Fiorentina ka konfirmuar se Federico Bernardeschi ka kërkuar të largohet, Juventusi është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 40 milionë eurosh plus bonuset, si edhe një lojtar, për transferimin e tij.
Drejtori i Violas, Pantaleo Corvino, u ka thënë gazetarëve se agjenti i lojtarit ua ka bërë të qartë se ai nuk do ta rinovojë kontratën dhe se dëshiron të largohet.
Ndërsa kështu shpresonin të ndodhte edhe Bianconerët, të cilët tashmë janë vënë në aksion dhe i duan shërbimet e 23-vjeçarit.
Fiorentina kërkon 50 milionë euro për Bernardeschin, mirëpo Juve planifikon të përfshijë edhe një lojtar në marrëveshje, që me gjasë do të jetë ose Stefano Sturaro ose Tomas Rincon.
Interi, Chelsea, Bayern Munichu, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini e Milani janë klubet tjera i kërkojnë shërbimet e anësorit, mirëpo vet futbollisti e preferon Juventusin.
Pozita e Bernardeschit është anësor i djathtë, mirëpo ai mund të luajë edhe prapa sulmuesve (‘trequartista’), në qendër të mesfushës ose si anësor i majtë. /Telegrafi/