Juventusi, Milani dhe Borussia Dortmundi kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit polak, Kacper Kozlowski – njofton Calcio Mercato.
17-vjeçari aktualisht po luan për Pogon Szczecin në vendlindjen e tij, mirëpo tashmë po krahasohet me emra, si Paul Pogba dhe Kevin De Bruyne.
RB Leipzig, FC Salzburg dhe Bayer Leverkuseni janë klubet tjera të interesuara për transferimin e mesfushorit.
https://www.youtube.com/watch?v=J3GiUyNFtEw
Pritet që gjatë vitit 2022, Kozlowski të kalojë në një klub më të madh për të filluar karrierën e vërtetë futbollistike.
Kujtojmë që gjatë ‘Euro 2020’, polaku u bë futbollisti më i ri që luan në një Kampionat Evropian. Me 17 vjet e 246 ditë, ai u inkuadrua në takimin kundër Spanjës. /Telegrafi/