Juventusi e ka bërë prioritet shitjen e Gonzalo Higuainit pas arritjes së Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium – bën të ditur Goal.
Zonja e Vjetër e transferoi superyllin portugez nga Real Madridi në javën e kaluar dhe tashmë është duke larguar disa lojtarë.
Stefano Sturaro dhe Marko Pjaca janë futbollistët që do të largohen nga Bianconerët, ndërsa vlerësohen rreth 20 milionë euro nga kampioni italian.
Daniel Rugani është një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit nuk është vendosur akoma, ndërsa po këkrohet nga Chelsea.
Megjithatë, prioritet për Juven është shitja e Higuainit, duke qenë se Ronaldo do ta ketë rolin kryesor në sulmin bardhezi.
Kampioni italian akoma nuk ka pranuar oferta zyrtare për argjentinasin, megjithëse Chelsea dhe Milani po e monitorojnë nga afër situatën.
Juventusi shpreson të përfitojë rreth 65 milionë euro nga shitja e Higuain, futbollistin të cilin e bleu për një shumë rekorde prej 90 milionë eurosh në vitin 2016. /Telegrafi/