Site icon Telegrafi

Juve ka nevojë për lojtarë anësorë

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi duhet të vazhdojë me formacionin 4-2-3-1 dhe ka treguar pozitat ku nevojiten përforcime.

Bianconerët janë lidhur me Angel Di Marian, Federico Bernardeschin e Douglas Costan, ndërsa trajneri e ka konfirmuar se një anësor është shënjestra kryesore e kësaj vere.

Lexo po ashtu Juve ka marrëveshje me Douglas Costan, ofron 45 milionë euro për Bayernin

“Duhet të përpiqemi t’i japim vazhdimësi këtij sistemi të lojës që e kemi filluar para katër muajsh”.

“Prandaj do të shohim se çfarë lojtarësh do të marrim. Pastaj janë disa lojtarë që do t’i merrnim dhe kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshojmë”, është shprehur trajneri.

Ai ka thënë se skuadra është e kompletuar, porse duhet të kihen parasysh transferimet për të qenë më konkurrues në sezonin e ardhshëm, si edhe largimet eventuale.

“Mendoj se Juventusi do ta ketë skuadrën që edhe këtë vit do të bëjë një sezon të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Allegri për Sky.

Kujtojmë se në sezonin 2016/2017, Zonja e Vjetër e fitoi Scudetton dhe Kupën e Italisë, ndërsa humbi në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version