Juventusi i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Angel Di Marias para një transferimi të mundshëm në verë.
Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk do t’i rinovohet duke e detyruar që të gjejë një klub të ri në muajt në vijim.
Bianconerët duan ta zëvendësojnë Paulo Dybalan dhe janë në kërkim të një futbollisti kreativ që do të kontribuonte në fazën e sulmit.
Siç transmeton Sky Sports Italia, Zonja e Vjetër është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të 34-vjeçarit si lojtar të lirë në afatin kalimtar veror.
Di Maria do të pranonte një kontratë një apo dyvjeçare dhe më pas do të kthehej në Argjentinë për ta përfunduar karrierën. /Telegrafi/