Telegrafi

Juve fiton fal penalltive ndaj Benficas, tani radha për Realin

Joao Cancelo në duel me Alejandro Grimaldon e Benficas (Foto: Getty Images)

Juventusi ka vazhduar me fitore në turneun miqësor International Champions Cup.

Këtë herë në penallti ndaj Benficas pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Goli i parë në takim erdhi nga Alex Grimaldo në minutën 65-të, spanjolli shënoi gol fantastik nga gjuajta e lirë.

Gëzimi i Luca Clemenzas te goli i barazimit (Foto: Getty Images)

Ndërsa goli i barazimin për Zonjën e Vjetër e shënoi Luca Clemenza në minutën e 84 pas një driblimi të bukur në zonë.

Në penallti fitoi Juventusti me rezultat 2-4, ku penalltia finale u shënua nga Alex Sandro.

Juve në ndeshjen e parë shënoi fitore 2-0 ndaj Bayern Munichut, kështu tani ka pesë pikë në grup dhe renditet në vendin e dytë.

Benfica me tre pikë pas fitores së vetme në penallti ndaj BVB-së renditet në pozitën e shtatë.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit në këtë turne miqësor është ndaj Real Madridit, kurse skuadra portugeze kundër Lyonit. /Telegrafi/