Juventus ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 27-të të Serie A.
Bardhezinjtë triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Juventus Arena kundër Interit me rezultat prej 2:0, në saje të një goli të Leonardo Bonuccit dhe Alvaro Moratas.
E gjithë ndeshja pothuajse u luajt në mesfushë, ndërsa kampionët italian dominuan me raste gjatë gjithë ndeshjes.
Henrnanes, Pablo Dybala dhe Mario Mandzukic kishin raste të mira për shënim në pjesën e parë, por që nuk mundën ta mposhtën portën e portierit, Samir Handanovic dhe kështu, 45 minutshi i parë përfundoi pa gola.
Por, në pjesën e dytë juventinët krijuan disa raste, nga të cilat vetëm dy i shfrytëzuan, ndërsa Interi humbi një rast të pastër me anë të Icardit, raporton Telegrafi.
Në fakt, mbrojtësi i Interit Danielle D’Ambrosio gaboi duke dashur të largoi topin nga zona e rreptësisë i dhuroi një superasist me të filluar pjesa e parë mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuccit, i cili nga 6-7 metra goditi fuqishëm topin dhe e kaloi në epërsi Juventusin.
Megjithëse u krijuan disa gjysmë-raste deri në fund të takimit, ku më të mirin e kishte Interi me Mauro Icardin, i cili i vetëm para portës së Gianluiggi Buffonit nuk u tregua i saktë dhe shkoi aksioni në pakthim.
Por, kjo nuk ishte e tëra nga ana e Bianconerrëve pasi që Alvaro Morata shënoi nga pika e bardhë në minutën e 83-të të takimit. Paraprakisht, Miranda kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së Interit pikërisht kundër sulmuesit spanjoll, Morata, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:0 për Juventusin.
Pas kësaj fitoreje, Juventus zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 61 pikë, përkatësisht ka katër më tepër se vendi i dytë, Napoli, ndërsa Inter mbetet në vendin e pesë me 48 pikë. /Telegrafi/
1-0: Bonucci kalon Juven në epërsi ndaj Interit.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-28
2-0: Morata shënon nga pika e bardhë. Ishte penallti?
Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-28