Site icon Telegrafi

Juve dhe Milan në ndjekje të talentit të Ajaxit, Antony

Afati kalimtar veror ka përfunduar, por skuadrat e mëdha po planifikojnë transferime për atë dimëror.

Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Milan janë vënë në ndjekje të talentit të Ajaxit, brazilianit Antony.

Sulmuesi i krahut është duke shkëlqyer në këtë fillim të edicionit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane.

21-vjeçari është bashkuar me Ajaxin në verën e vitit të kaluar, derisa është një nga sulmuesit më të mirë në Eredivisie.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat italiane janë duke monitoruar situatën e tij dhe pritet të dalin me oferta në janar.

Reprezentuesi brazilian në katër ndeshjet e para ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime për Ajaxin. /Telegrafi/

Exit mobile version