Telegrafi

Juve dhe Barça po e monitorojnë talentin e Ajaxit, Ryan Gravenberch

Ryan Gravenberch po konsiderohet si njëri nga lojtarët më të talentuar holandez.

Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer me Ajaxin edicionin e kaluar dhe këtë fillim sezon në Eredivisie.

18-vjeçari është bërë shumë i rëndësishëm për klubin holandez madje ai ka fituar edhe një pozitë të titullarit.

Falë paraqitjeve fantastike të tij, mesfushori qendror është bërë objektiv i dy gjigantëve të mëdhenj evropian, Juventus dhe Barcelona.

Mediat holandeze kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha evropiane janë duke monitoruar situatën e tij.

Vlera e lojtarit i cili ka dalë nga akademia e Ajax është duke u rritur çdo ditë e më shumë, teksa dy gjigantët evropianë, Juve e Barça po synojnë të marrin lojtarin në janar.

Gravenberch nëse vazhdon me këto paraqitje të mira atëherë vlera e tij do të jetë shumë më e lartë, por në janar ai mund të largohet nga Ajax për 30 milionë euro.

Gjithsesi vlen të përmendët se interesim për të kanë shprehur edhe ekipet gjermane si RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. /Telegrafi/