Juventusi thuhet të ketë arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Luis Suarezit.
Këtë pohim e ka bërë gazetari i njohur, Tancredi Palmeri, i cili është korrespodent i beIN Sports, si edhe kontribuues në CNN dhe Gazzetta dello Sport.
Sipas tij, kampioni italian do të paguajë tre milionë euro për sulmuesin uruguaian, si edhe 13 milionë euro të tjera do të paguhen në formë të bonuseve.
Trajneri i ri i Barcës, Ronald Koeman, e ka njoftuar 33-vjeçarin se nuk bën pjesë në planet e tij dhe ai është në mesin e disa prej emrave të mëdhenj që do të largohen nga Camp Nou.
Suarez ka qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2014 kur u transferua nga skuadra e Liverpoolit. /Telegrafi/