Site icon Telegrafi

Juve dëshiron rikthimin e Moratas në Torino

Alvaro Morata me trofun e TIM Cup (Foto: Getty Images)

Raportohet se Juventusit ka shfaqur interesim për të rikthyer sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata në Torino.

Spanjolli kaloi dy vite te Zonja e Vjetër, por Real Madridi e pagoi klauzolën e tij dhe e ktheu në Spanjë gjatë vitit 2016.

Vetëm pas një sezoni në Bernabeu, Morata u shit te Blutë dhe nuk arriti të tregojë më të mirën e tij.

Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Interit në TIM Cup (Foto: Getty Images )

Pasi Chlesea me shumë mundësi nuk do të luajë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe Antonio Conte flitet që do largohet, Corriere dello Sport ka dal me një ide të re.

Sipas burimit të lartpërmendur thuhet se kampionët aktual të Italisë dëshirojnë të blejnë prapë Moratan.

Lexo po ashtu Real Madridi i ‘prodhoi’ si futbollistë dhe pastaj i liroi – Ata u kthyen në reprezentues të Spanjës

25-vjeçari aktualisht fiton tetë milionë euro në Londër, që i bie se rroga e tij kalon atë të Gonzalo Higuain (7.5 milionë euro), më e madhja te Juve.

Për lojtarin ka klube të interesuara edhe nga Kina. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EmezizF4ml0

Exit mobile version