Juventusi raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin e djathtë Danilo, por Real Madrid dëshiron 30 milionë euro për brazilianin.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Danilo tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me kampionin italian, e cila kap vlerën prej 5 milionë eurove për sezon.
E vetmja gjë që tani ka mbetur është pagesa e transferimit, pasi Los Blancos dëshirojnë të fitojnë sa më shumë nga 31.5 milionë euro e shpenzuara për brazilianin me rastin e transferimit prej Portos në vitin 2015.
Çmimi i kërkuar është 30 milionë euro, ndonëse Juventusi është i bindur se mund të negociojë rreth kësaj marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Danilo nuk është vetëm zëvendësimi për Dani Alvesin, i cili përfundoi kontratën me pëlqim të ndërsjellë për t’iu bashkuar Manchester Cityt, por gjithashtu ndodh të jetë edhe një mik shumë i mirë i Alex Sandros.
Theksojmë se ata kanë luajtur së bashku në Porto dhe arritja e tij ndoshta do ta inkurajonte Sandron të refuzojë ofertat prej 70 milionë eurove të Chelseat dhe Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/