Telegrafi

Jurgen Klopp zhvilloi takim sekret me shënjestrën e Manchester United

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga Liverpooli transferimin e Sofyan Amrabat dhe tashmë është takuar këtë vit me agjentin e mesfushorit të Fiorentinës.

Manchester United po tenton gjithashtu një marrëveshje për reprezentuesin maroken, me klubin që shpreson se marrëdhënia e Erik ten Hag me lojtarin është vendimtare. Trajneri i United më parë kishte nën urdhra lojtarin gjatë kohës së tyre së bashku në Utrecht në Holandë.

Megjithatë, Liverpooli është në treg për lojtarin pasi ata kërkojnë një zëvendësim për Fabinhon – i cili ka të ngjarë të largohet nga Anfield.

Lexo po ashtu Bie ndjeshëm çmimi i Ambrabat - alarmohen klubet e Ligës Premier

Reds kanë nënshkruar me Alexis MacAllister dhe Dominik Szoboszlai këtë verë, por me Fabinhon që ka të ngjarë të largohet së bashku me Jordan Henderson (me Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain tashmë të larguar) kërkon përforcime në mesfushë mbrojtëse.

Një raportim në The Athletic përshkruan se si Amrabat është në listën e ngushtë të Liverpoolit, me Romeo Lavia të Southampton gjithashtu në radarin e tyre së bashku me Ryan Gravenberch të Bayern Munich dhe Kalvin Phillips të Manchester City.

Amrabat luajti për Marokun në Kupën e Botës, teksa eliminuan Spanjën dhe Portugalinë gjatë rrugës për në gjysmëfinale. Paraqitjet e tij në Katar bënë që Liverpooli të shfaq interesim, mes klubeve të tjera, me raportime që pretendonin se Klopp mbajti një takim sekret me agjentin e lojtarit. /Telegrafi/