Telegrafi

Jurgen Klopp zbulon emrin e lojtarit të preferuar në Ligën Premier

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vlerësuar yllin e West Ham United, Jarrod Boëen, si një talent të klasit të lartë.

Lojtari i gjithanshëm anglez ka qenë prej kohësh i lidhur me Reds, por është shumë i lumtur te Çekanët për momentin.

Ndërsa dy skuadrat u takuan në Kupën Carabao të mërkurën mbrëma, të cilën Liverpool e fitoi me rezultat të thellë 5-1, Klopp i dha lavdërime Bowenit.

Lexo po ashtu Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

“Në çerekfinale, të gjithë mund të nuhasin shansin për të kaluar”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.

“Në një periudhë shumë të ngarkuar, duke gjetur një formacion që mund të ecë tutje sepse West Ham është një ekip fizikisht shumë i fortë, Davidi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme, duhet të them”.

“Ata janë sërish të mirë, në Evropë, është vërtet mbresëlënëse. Edhe çështjet e lëndimeve. Duke luajtur pa Antonio, dhe Bowen rritet në atë pozicion”.

“Bowen është ndoshta lojtari im i preferuar përveç të gjithë lojtarëve të mi që duhet të them. Është e mrekullueshme ajo që po bën dhe si është zhvilluar”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/