Jurgen Klopp vlerësoi kontributin e Adrianit, portierit të ri të Liverpoolit, i cili mbrojti një penalti në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës Evropiane.
Liverpooli ka triumfuar në takimin kundër Chelseat pas ekzekutimit të 11 metërshave meqenëse ndeshja në kohën e rregullt dhe vazhdime, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Trajneri gjerman pranoi se ishte befasuar këndshëm nga performanca e gardianit spanjoll, i cili ishte vendimtar në këtë triumf.
THE REDS ❤️
Inside our dressing room after tonight's #SuperCup win 👌🏆 pic.twitter.com/bIxLansf92
— Liverpool FC (@LFC) August 14, 2019
“Kur fola për herë të parë me të (rreth nënshkrimit) ishte e qartë që na duhej ta bënim të aftë, por më pas duhej ta futnim në fushë”, tha ai.
“Ai bëri një shfaqje të jashtëzakonshme. Të dy portierët bënë, por Adrián më befasoi pasi nuk kishte asnjë përgatitje të vërtetë. As që e di kur luajti për herë të fundit në West Ham, të jem të sinqertë. Unë nuk mendoj se ai fitoi shumë në jetën e tij, kështu që të fitosh këtë trofe është aq e bukur për të. Plus ai tregoi se është një personalitet i duhur në portë”, pohoi strategu
“Ishte një luftë e madhe. Unë nuk e dija para ndeshjes se sa mirë do të ndjehesh ta fitosh atë – dhe është e shkëlqyeshme. Tani duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë gati për të shtunën. Askush nuk donte kohë shtesë”, tha Klopp, i cili trofeun e dytë evropian me The Reds pasi muaj më parë kishte ngritur kupën e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/