Telegrafi

Jurgen Klopp kërkon nga Liverpooli transferimin e Adama Traores

Jurgen Klopp është duke insistuar në transferimin e anësorit të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Lojtari spanjoll ka shpërthyer te Ujqit dhe trajneri gjerman e pëlqen lojën e tij fizike dhe të shpejtë.

Përkundër muskujve të zgjeruar, Traore zhvillon një lojë të shpejtë dhe vështirë ndonjë kundërshtar mund të arrijë në nivelin e tij.

Lexo po ashtu Paraqitje e madhe e Adama Traores: 75 metra vrapim duke shmangur lojtarët kundërshtarë dhe asistimi maestral

Klopp njihet si një trajner që i pëlqen shumë kundërsulmet dhe spanjolli përmbushë kërkesat e gjermanit.

Sipas mediave në ishull, Liverpooli duhet të paguajë deri në 35 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Traores.

Wolves nuk do të lejojnë largimin e lojtarit nën këtë shumë, derisa në verën e kaluar Liverpooli transferoi edhe Diogo Jotan nga ta. /Telegrafi/