Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp flet pas triumfit në FA Cup: Shumë i lumtur, më vjen keq për Chelsean

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas finales së fituar ndaj Chelseat në FA Cup pas penalltive.

Ai ka thënë se “ishte shumë krenar” për skuadrën.

“Nuk mund të jem më krenar për djemtë e mi për atë që bënë, se sa fort luftuan. Ishte një ndeshje e pabesueshme, një shkëmbim zjarri me nerva, më janë zhdukur thonjtë”.

Klopp, 54 vjeç, u bë trajneri i parë gjerman që fitoi FA Cup, duke mposhtur bashkëkombësin e tij, Thomas Tuchel, në një finale të Wembley-t për herë të dytë në më pak se tre muaj.

Ashtu si në finalen e shkurtit, fituesi u vendos nga goditjet e 11-metërshave. Konstantinos Tsimikas shënoi penalltinë fituese.

“Ishte ndeshje intensive. Chelsea do ta kishte merituar saktësisht në të njëjtën mënyrë si ne, ashtu si në Carabao Cup. Diferencat janë shumë të vogla”.

“Chelsea luajti shkëlqyeshëm, por në fund duhet të ketë një fitues dhe sot ishim ne. Edhe Chelsea kishte mentalitet përbindëshi. Ndihej keqardhje vërtet për Chelsean. Për herë të dytë, pas 120 minutash lojë… dhe nuk merr asgjë. Por për ne jam shumë i lumtur”, ka thënë Klopp./Telegrafi/

Exit mobile version