Site icon Telegrafi

Juliana Nura dhe Ana Kabashi banore të Big Brother VIP Kosova

Tashmë është bërë zyrtarisht e ditur se spektakli Big Brother VIP Kosova do të fillojë këtë të hënë.

Produksioni ka arritur që të mbajë të fsheshur shumë prej banorëve të shtëpisë, ndonëse përmes rrjeteve sociale kanë dhënë vazhdimisht indikacione për emrat e mundshëm që mund të futen.

Sidoqoftë, Telegrafi ka arritur të zbulojë se dy nga emrat që do të futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë modelja Juliana Nura dhe këngëtarja Ana Kabashi.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Juliana tashmë prej vitesh ushtron profesionin e trajneres së fitnesit, gjersa në të kaluarën ka punuar edhe si modele.

Ajo ka qenë e famshme për një video-skandal të publikuar shumë vite më parë, gjersa në një intervistë të dhënë pas shumë vitesh tregoi se ka arritur që këtë kapitull të errët të jetës, ta kthejë në një kauzë ndihmëse për gratë që kanë përjetuar trauma të ngjashme.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Në anën tjetër, Ana Kabashi është një këngëtare e njohur e estradës shqiptare me prejardhje nga Peja.

Një ndër sukseset më të mëdha të saj numërohet arritja e gjysmëfinales në spektaklin “The Voice of Albania 3”, gjersa prej vitesh është pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Përndryshe, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova do të futet edhe aktorja dhe këngëtarja me prejardhje nga Suhareka, Shota Baraliu. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Instagram
Exit mobile version