Sapo mbaroi sezona e parë e emisionit për fëmijë në Telegrafi Maqedoni, TMKids. Ashtu siç u njoftuan prindërit e fëmijëve pjesmarrës në emision, sot është dhënë edhe çmimi “Fëmija më i pëlqyer në internet”. Fitues i këtij çmimi është Judon Dalipi, 4 vjeçari nga Shkupi me numër më të madh të pëlqimeve në videon e publikuar më 12 shtator. Judoni u shpërblye me një tablet, si dhuratë nga Telegrafi Maqedoni.
Judoni për këtë çmim thotë “Unë jam Judoni, jam shumë i lumtur që u zgjodha fëmija më i pëlqyer në internet. Ju faleminderit shumë”.
Ndërsa prindërit e Judonit thonë “Unë si prind i Judonit jam shumë e lumtur që fëmija im ka marrë pjesë në këtë emision dhe tani për tani ai është fëmija më i pëlqyer. Faleminderit”.
Autori i këtij emisioni, Valon Osmani thotë se është një ndjesi e mirë për të që ka qenë emision i pëlqyer nga publiku.
“Eksperienca me fëmijë ka qenë eksperiencë e re për mua, punë e re të cilën prej në fillim ku e kemi projektuar suksesi ka qenë i pritshëm, sepse kemi konceptuar se ju ofrojmë fëmijëve diçka që realisht kishte munguar në mediat tona vendore. Por, edhe puna me fëmijët më ka dhënë shumë kënaqësi. Kemi parë se kemi fëmijë shumë të zgjuar me imagjinatë shumë të madhe, edhe janë ata që e zbukurojnë botën, e jo vetëm emisionin”.
Drejtori i Telegrafit në Maqedoni, Venhar Ramadani thotë se ky emision ka rezultuar i suksesshëm dhe për këtë nga ditët e para të janarit do të fillojë edhe edicioni i dytë me risi.
“Ishte kënaqësi për ne që Judonit t’ia japim vendin e parë si fëmija më i pëlqyer në internet. Në fakt këtë e vendosi publiku, duke i pëlqyer videot e Judonit. Paralajmëroj se projekto TM Kids do të vijë me shumë risi nga fillimi i janarit, shumë fëmijë do të tregojnë talentin e tyre dhe ne do të japim mundësi në këtë emision, i vetmi për fëmijë në Maqedoni”.
Përndryshe, emisioni TMKids është realizuar për 19 javë ku kanë marrë pjesë fëmijë nga fshatra dhe qytete të ndryshme shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetje të ndryshme dhe interesante për qëllimet, lodrat dhe tregimet e lezetshme të fëmijëve.
Sezoni i radhës i këtij emisioni do të jetë i përbërë nga lodra dhe aktivitete të ndryshme, të përshtatshme për fëmijët.
Këtu është forma e aplikimit për prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre në sezonin e ri te emisionit TMkids.