Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic është gjithnjë e më larg Interit.
Largimi i tij nga kampioni i shumëfishtë italian duket i sigurt, ndërsa e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.
Së fundmi në garë për transferimin e tij është futur fuqishëm gjiganti gjerman, Schalke 04.
Kaltër e bardhët gjerman kanë ofruar tetë milionë euro për transferimin e malazezit në Bundesliga.
Mediat gjermane kanë shkruar se Jovetic tani ndodhet pranë Schalkes, ku do ta formojë dyshen e sulmit me kosovarin Donis Avdijaj.
Interesim për ish-anëtarin e Fiorentinës ka shprehur edhe Fenerbahce dhe Valencia. /Telegrafi/