Telegrafi

Jovetic kërkohet në Angli dhe Rusi

Stevan Jovetic nuk ka bindur drejtuesit e Interit, të cilët mendojnë largimin e tij.

Sulmuesi malazez nuk ka arritur të bind trajnerin e Interit, Roberto Mancini, edhe pse kishte një fillim sezoni të mirë.

Sipas , Jovetic duhet të gjejë skuadrën e re, pasi nëse nuk vendos largimin, përsëri do të lihet në bankinë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, ka skuadra të interesuara për ish-sulmuesin e Manchester City, me rusët e Spartak Moscow, që i premtojnë një rrogë më të madhe sesa që merr te skuadra italiane, por momentalisht nuk është i bindur nga kjo ofertë.

Interesim për 26-vjeçarin malazez ka shprehur edhe Arsenali, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete, vetëm sondazhe nga klubi i Ligës Premier. /Telegrafi/