Telegrafi

Jovetic drejt gjigantit turk

Te Inter nuk do të ketë vetëm lojtarë që do të vijnë por edhe lojtar që do të largohen.

Një prej lojtarëve që pritet të largohet është edhe sulmuesi Stevan Jovetic.

Sulmuesi malazez është i panevojshëm te zi klatërit, dhe drejtuesit e kanë vënë në listë për ta larguar.

Pas këtij lajmi menjëherë dalin edhe skuadrat që interesohen për të.

E fundit në listë është Fenerbahce, e cila ka filluar kontaktet me klubin italian.

Mesa duket e ardhmja e Jovetic do të jetë në futbollin turk, ashtu si e shumë yjeve të tjerë.

Për ta bërë të vetin malazezin, Fenerbahce do t’i paguajë Interit rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/