Telegrafi

Joshua tregon se Fury i telefonon shpesh dhe i thotë se do ta nokautojë

Tyson Fury dhe Anthony Joshua (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Ish-kampioni i unifikuar, Anthony Joshua, ka treguar se ish-kampioni tjetër në kategorinë e peshave të rënda, Tyson Fury, i telefonon shpesh për t’i thënë se do ta nokautojë.

AJ ka caktuar një rimeç me Andy Ruiz Jr në muajin dhjetor në përpjekje për t’i kthyer titujt e tij që i humbi papritur këtë vit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

Ndërkaq, gjatë një prononcimi për Behind the Gloves ka rrëfyer se Fury i ka telefonuar disa herë.

Anthony Joshua (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Ai ka një karakter interesant. Tyson më telefonon dhe më thotë: ‘Qesh pak dhe unë do të qesh pak'”.

“Pastaj unë i them se do ta nokautoj, ndërsa ai më thotë: ‘Mbylle, unë do të të nokautoj’. Kështu jemi unë dhe Tyson, të drejtpërdrejtë, respekti ekziston, por ne jemi boksierë”, ka thënë Joshua.

Ndërsa kur është pyetur se a janë miq me Furyn, Anthony ka reaguar shpejt: “Jo miq, jo miq, jo miq, por ekziston respekt i ndërsjellë, e respektoj, ai i ka bërë gjërat e tij”. /Telegrafi/