Pak orë na ndajnë nga meçi mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam.
Britaniku do të mbrojë titujt IBF dhe WBA ndaj francezit me origjinë nga Kameruni.
Joashua është favorit absolut në këtë përballje dhe me shumë mundësi do të jetë një fitore e lehtë.
Telegrafi britanik e parashikon fitoren e Joshuas me nokaut dhe atë brenda dy rundave të parë.
Takam është 1.87 centimetra i gjatë, që i bie 11 centimetra më i vogël se Joshua. Peshon 107 kilogram, shtatë më pak se Anthony.
Lufta fillon nga ora 23:00 në Cardiff. /Telegrafi/