Anthony Joshua ka fituar ndeshjen për unifikimin e titujve të peshave të rënda, pasi ka mposhtur Joseph Parkerin, duke e quar rekordin në 21 ndeshje me 21 fitore.
Boksieri britanik ka arritur të fitojë ndaj boksierit nga Zelanda e Re në një ndeshje të fortë që shkoi deri në raundin e 12-të, duke u bërë kampion i unifikuar i botës për pesha të rënda dhe tani bartë katër rripa: WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Fitorja e Joshuas erdhi nga vendimi unanim i tre gjyqtarëve, ku dy gjyqtarë ia dhanë fitoren me rezultat 118:110, ndërsa njëri 119:109.
Pas ndeshjes, Joshua u pa i lumtur pas unifikimit të titujve, lavdëroi kundërshtarin e tij, Parker, dhe nuk harroi të thotë se është ai kampioni i padiskutueshëm i botës.
“Strategjia ime ishte të qëndroja prapa goditjeve dhe kjo më siguroi një tjetër rrip titulli botëror”, ka thënë fillimisht Joshua pas ndeshjes.
“Mendova se ishte e vështirë, por duke shkuar në dymbëdhjetë raunde ishte punë e lehtë”.
“Unë e di se bastet thoshin se unë mund të jepja një nokaut, por nuk ndodhi. Parker ishte një kampion botëror”.
“Kjo ishte një ndeshje boksi, jo një luftë. Parker tha se kjo do të ishte luftë, thashë se kjo do të ishte finesë në boks”.
“Mos harroi se unë jam kampioni i unifikuar i botës për pesha të rënda. Janë 21 luftëra profesionale me gjatë tituj të botës”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/