Site icon Telegrafi

Joshua paralajmëron Parkerin: Nevojitet më shumë se një njeri për të më ndalur (Video)

(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij, Joseph Parker, se për ta mposhtur atë duhet më shumë se një njeri.

Boksieri anglez do të përballet me rivalin nga Zelanda e Re në meçin për unifikimin e titujve në fund të muajit mars.

(Foto: Getty Images)

Siç ndodh gjithmonë në konferencat për shtyp ndërmjet boksierëve, kishte provokime ndërmjet rivalëve dhe promovuesve të tyre.

Lexo po ashtu Joshua dhe Parker bëjnë ritualin e zakonshëm, dalin përballë njëri-tjetrit (Video)

Promovuesi i Parker, David Higgins, e ka quajtur Joshuan si të dobët, ndërsa më herët e kanë akuzuar se ka përdorur steroide duke ia vënë edhe nofkën ‘mbreti i steroideve.

Natyrisht se reagimi i AJ ka qenë i menjëhershëm për t’i sqaruar momentet e vështira nga e kaluara, ndërsa njëkohësisht e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij për atë që e pret.

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari ka treguar se në momente të vështira i kishte thënë vetes: “Do duhet më shumë se një njeri për të më ndaluar që të arrij atje ku duhet të jem”.

“Unë eci me vetëbesim në këtë rrugëtim”, ka deklaruar kampioni i boksit.

Dueli ndërmjet Joshuas dhe Parkerit zhvillohet më 31 mars në Principality Stadium në Cardiff. /Telegrafi/

https://twitter.com/Coral__Barry/status/953236432390447104

Exit mobile version