Site icon Telegrafi

Joshua kthehet në muajin mars në ring ndaj Parkerit, promotori Hearn tregon se marrëveshje është shumë afër

Boksieri britanik, Anthony Joshua, duket se do të kthehet në ring në “O2 Arena” në mars të vitit 2018, nëse kushtet e Joseph Parker mund të pranohen.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë se ai është gjithnjë e më i sigurt se një ‘luftë’ mund të arrihet më në fund pas diskutimeve të stërzgjatura mes palëve.

Ekipi i Parkerit kishte kërkuar 40 për qind të fitimeve, por tani do të vendoset për 35 për qind të këtyre të ardhurave, kundrejt 65 për qind të Joshuas.

Lexo po ashtu Qielli është kufiri për kampionin Joshua – stërvitet në ndërtesën më të lartë në botë në Dubai (Foto/Video)

Në një përballje të mundshme ndërmjet Joshuas dhe Parkerit, Hearn është deklaruar i sigurt që do të ndodh shumë shpejt.

Parker mban disa nga brezat në kategorinë e rëndë

“Ne jemi të sigurt se meçi është më afër se kurrë”, ka thënë fillimisht Hearn për tabloidin anglez Daily Mail.

“Kemi folur shumë me ekipin e tyre dhe jemi në distancë të vogël tani, kështu që bëhet fjalë vetëm për bërjen e të gjitha palëve të lumtura me marrëveshjen”.

Joshua me tre brezat që mban aktualisht është më i kërkuari për meçe

“Vendndodhja e meçit mund të jetë O2 Arena dhe çfarë kthimi i madh do të ishte ky për Joshuan”.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për tri lufta në vitin 2018 dhe mendoj se i pari do jetë në mars dhe shkaku i motit do të thotë se mund të luhet në ambiente të mbyllura”.

Lexo po ashtu Meçi Joshua – Wilder ndodh më 2018, konfirmohet nga promotori Hearn (Foto)

“O2 Arena ka qenë e mrekullueshme për ‘AJ’ kështu që është një mundësi e fortë, nëse ne mund të gjejmë gjithçka tjetër të rreshtuar”.

“Unë jam i bindur se do të vazhdojmë, për sa kohë që ata janë seriozë në lidhje me këtë meç”, vazhdoi promotori i njohur.

Lexo po ashtu Joshua e ofendoi rëndë, por edhe reagimi i Furyt nuk ishte aspak miqësor (Foto)

“Ekipi i Parker ka thënë në publik se duhet ndarë fitimet 65-35 për qind dhe ndërsa unë nuk do të them se cili është pozicioni ynë, por mund të them që nuk jemi larg një marrëveshje”, përfundoi promotori i Joshuas.

Ndërkohë, Joshua ka qenë i lidhur edhe me dy lufta tjera të mundshme për vitin 2018, ku boksierët më të përfolu janë Deontay Wilder dhe Tyson Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version