Site icon Telegrafi

Joshua e talli në Twitter, Parker i kundërpërgjigjet me ofertë publike: 60 për qind dhe luftojmë kudo në botë (Foto)

Kanë vazhduar polemikat e mëdha mes boksierëve të kategorisë së rëndë edhe gjatë të enjtës në mëngjes.

Ishte Anthony Joshua që në një seri të postimeve në Twitter u ishte kundërvënë rivalëve të tij, të cilët edhe i ka kërcënuar.

Madje, ai është tallur me Joseph Parkerin, kampionin në WBO, duke thënë se ai vetëm “po pi çaj dhe po shikon postimet në Twitter, e spo bën ofertë”.

Nuk vonoi shumë dhe Parker u kundërpërgjigj me anë të promotorit të tij, David Higgins.

Ishte pikërisht Higgins ai që doli publikisht me ofertë për Joshuan, duke thënë se ja ka dërguar këtë ofertë edhe në e-mail.

25 vjeçari Parker është kampion në WBO, Foto: Getty Images

“Oferta e parë: do të promovojmë këtë luftë ku do në botë dhe do t’iu paguajmë 60 për qind”, ka shkruar Higgins në drejtim të Joshuas dhe Eddie Hearn në Twitter.

https://twitter.com/D_Higgins_Duco/status/928555374394843136

Deri tash nuk ka pasur një përgjigje për ofertën nga Eddie Hearn apo Joshua, të cilët edhe prisnin diçka konkrete.

Lexo po ashtu Anthony Joshua: Dueli me Wilder bëhet sipas kushteve të mia

Ditë më parë Joshua paralajmëroi se do të bëjë gjithçka në mundësitë e tij për ta realizuar sa më shpejt luftën ndaj Deontay Wilder, por jo duke nënvlerësuar brezat e tij. Joshua do që lufta të zhvillohet sipas kushteve të tij.

Në këtë seri të postimeve ishte Joshua ai që kishte fyer edhe Tyson Furyn, një duel që shihet si më i madhi në boksin britanik e që mund të zhvillohet po ashtu në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version