Telegrafi

Joshua dhe Fury takohen në rrugët e Marbellas, mësohet se çfarë i thanë njëri-tjetrit

Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë takuar befasisht në rrugët e Marbellas në Spanjës.

Dy kampionët e peshave të rënda kanë diskutuar në rrugë për përballjen e tyre, derisa të dy janë në pushime.

Ata kanë arritur marrëveshje verbale që të zhvillojnë dy meçe në vitin 2021, mirëpo fillimisht AJ do të takohet me Kubrat Pulevin, gjersa Gypsy King do të zhvillojë trilogjinë me Deontay Wilderin.

Promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn, ka zbuluar se çfarë kanë biseduar dy boksierët britanikë, që po tentojnë të organizojnë një përballje për titullin kampion të unifikuar.

“Ishte diçka e mrekullueshme, njerëzit mendojnë se ishte e planifikuar. AJ ishte duke kaluar poshtë rrugës dhe Fury kaloi aty pranë dhe ndaloi makinën: ‘Gjithçka në rregull?’”, ka zbuluar Hearn.

Lexo po ashtu Anthony Joshua tregon forcën e tij të frikshme gjatë stërvitjeve

“Mendoj se ai i tha AJ: ‘Sigurohu që të fitosh ndaj Kubrat Puelvit’. Dhe AJ i tha: ‘Sigurohu që të mposhtësh Deontay Wilderin’”.

“Dhe të dy janë përgjigjur: ‘Do ta bëjë dhe do të shihemi vitin e ardhshëm”, ka shtuar më tej promovuesi.

Joshua dhe Fury janë pajtuar për të gjitha kushtet dhe kampioni i unifikuar merr 60% të fitimeve nga dueli. /Telegrafi/