Telegrafi

Joshua: Brenda tri ditësh do të mësohet emri i kundërshtarit të ri

Anthony Joshua dhe Jarrell Miller (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua shpreson që ta konfirmojë kundërshtarin e ardhshëm në ditët në vijim, pasi Jarrell Miller është pezulluar për përdorim të substancave të ndaluara.

Kampioni i WBO, WBA dhe IBF ishte caktuar t’i mbronte titujt e tij më 1 qershor në Madison Square Garden në New York, në debutimin e tij në Amerikë, mirëpo kundërshtari i britanikut ka dështuar në testet anti-doping dhe nuk mund ta zhvillojë meçin.

Data dhe vendi i duelit të Joshuas nuk do të ndryshojë, pos që boksieri në këndin tjetër nuk do të jetë Miller.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Këto gjëra ndodhin në sport, prandaj unë nuk shqetësohem për këto, por unë i thashë (promovuesit Eddie HEarn) se kushdo që të jetë (kundërshtari i ri), unë jam i gatshëm”.

“Ai (Hearn) po zhvillon bisedime. Shpresoj që në 48 apo 72 orët në vazhdim të kemi diçka të re. Dueli i 1 qershorit në MSG do të ndodhë”, ka thënë Joshua në kanalin e tij në YouTube. /Telegrafi/