Mesfushori italian, Jorginho mendon se ai duhet të fitojë Topin e Artë për të treguar se jo vetëm golat merren parasysh për të fituar çmimin më të madh individual.
Ylli i Italisë dhe Chelseat është njëri nga kandidatët kryesor për të fituar Topin e Artë pasi u bë Kampion Evropian me klubin dhe vendin gjatë vitit 2021.
Megjithatë, Leo Messi mbetet favoriti për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit, por Jorginho ka treguar pse ky çmim duhet t’i jepet atij.
“Nuk dua të kem shumë pritshmëri, por do të isha hipokrit nëse do të thosha se nuk mendoj për këtë”, ka thënë fillimisht Jorginho për GloboEsporte.
“Është mirë nëse ndodh, por nëse nuk ndodh, nuk do të ankohem”.
“I mbaj këmbët në tokë dhe fokusohem në diçka tjetër, tashmë e kam fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA”.
“Nuk më takon mua të them nëse duhet të fitoj Topin e Artë, por do të ishte një nxitje për lojtarët e tjerë, për të treguar se jo vetëm golat merren parasysh”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/