Roma, Fiorentina dhe Juventusi janë duke e konsideruar mundësinë që në janar të lëvizin për mesfushorin e Napolit, Jorginho.
Italiani ka humbur vendin në përbërje pas paraqitjeve të mira të Amadou Diawaras, që erdhi këtë verë nga Bologna.
Sipas Corriere dello Sport, Jorginho është i pakënaqur me minuta dhe po mendon largimin që në janar.
Sipas gazetës Roma është skuadra që e kërkon djaloshin, por për të interesim ka edhe nga Juventus dhe Fiorentina.
Napoli mund të kërkojë 10 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/