Site icon Telegrafi

Jorginho konfirmon atë që Salah i tha atij gjatë gjuajtjes së penalltisë në finalen e Carabao Cup

Italiani Jorginho ka konfirmuar atë që i tha Mohamed Salah gjatë gjuajtjes së penalltisë të së dielës në finalen e Carabao Cup mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Chelsea i Jorginhos humbi finalen në Ëembley pas plot 22 gjuajtje dramatike të 22 penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras.

Jorginho u fut në kohën shtesë për të ekzekutuar një nga penalltitë dhe atë e konkretizoi pa shumë vështirësi.

Ish-ylli i Napolit dhe Veronas duke shkuar drejt zonës së goditjes u takua me Salah dhe reprezentuesi egjiptian dukej se i tha atij ‘mos kërce’ duke iu referuar teknikës së tij të famshme të penalltisë.

Momenti kur Salah i foli Jorginhos

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe Jorginho ka konfirmuar atë që i ka thënë Salah me një histori të publikuar në Instagram.

30-vjeçari ndau një histori të Sky Sport Italia duke raportuar fjalët e Salah dhe i konfirmoi atë që egjiptiani i tha “mos kërce”.

Jorginho ka humbur tre goditjet e fundit të penalltisë radhazi për Italinë, përfshirë dy kundër Zvicrës në ndeshjen kualifikuese të grupeve.

30-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 33 ndeshje me Chelsean këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në qershor 2023. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version