Mesfushori braziliano-italian i Chelseat, Jorginho insiston se është i lumtur në Londër.
Jorginho është lidhur në një ribashkim me ish-menaxherin e tij te Napoli dhe Chelsea, Maurizio Sarri në Juventus .
Sidoqoftë, mesfushori i ka prishur dukshëm thashethemet, duke këmbëngulur faktin se ai e ka përmirësuar anglishten e tij në mënyrë dramatike është një shenjë që ai nuk ka ndërmend të largohet së shpejti.
“Jam shumë i lumtur këtu te Chelsea. Vitin e kaluar kam folur vetëm italisht, por këtë vit kam përmirësuar anglishten time”, ka thënë fillimisht Jorginho.
“Kjo nuk do të thotë se nuk më mungon Italia”.
“Më mungon atmosfera dhe ushqimi, por siç thashë, jam i lumtur këtu në Londër”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/