Site icon Telegrafi

Jordi Alba pritet të largohet nga Barcelona, dy gjigantët italianë vihen pas tij

Jordi Alba pritet të largohet nga Barcelona pas 10 viteve qëndrim në Camp Nou.

Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk po preferohet këtë edicion nga trajneri Xavi Hernandez, i cili për krahun e majtë të mbrojtjes po i beson të riut Alex Balde.

E ardhmja e anësorit spanjoll pritet të jetë në Serie A dhe transferimi i tij në kampionatin italian mund të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Albas.

Në fakt Inter tentoi afrimin e lojtarit edhe në verë, por në momentin e fundit ishte vet Alba që refuzoi kalimin në Giuseppe Meazza, pasi dëshironte të luante për Barcelonën.

33-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion për Barcelonën ku ka në total 216 minuta.

Dy gjigantët italianë duan transferimin e spanjollit, por problem mbetet vetëm paga e lartë e tij e cila është 10 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version