Telegrafi

Jordi Alba ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, prioritet mbetet qëndrimi në Evropë

Jordi Alba është larguar nga Barcelona pas 11 viteve qëndrim në Camp Nou.

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit të majtë spanjoll vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet në La Liga, apo karrierën do ta vazhdoj jashtë vendlindjes.

Përkundër se për mbrojtësin ka interesim nga klubet e Arabisë Saudite dhe ato amerikane, anësori pritet që të mbetet në Evropë.

Lexo po ashtu Jordi Alba konfirmon largimin, Barcelona e falënderon për kontributin

Atletico Madrid ka shprehur interesim dhe drejtuesit e klubit madrilen kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për ta mbajtur në La Liga.

Por interesimin për mbrojtësin e majtë e ka rikthyer edhe gjiganti italian Inter që kishte shprehur dëshirë për ta transferuar edhe në verën e vitit 2022.

Lexo po ashtu Pamje nga lamtumira që Barcelona ua dha Busquetsit dhe Albas

Në garë për t’i fituar shërbimet e anësorit spanjoll është edhe kampioni në fuqi i Portugalisë, Benfica e cila ka mbetur pa Alex Grimaldon.

34-vjeçari pritet që të vendos për të ardhmen e tij pas ndeshjeve të kombëtareve që janë në muajin qershor, por prioritet ai i ka dhënë qëndrimit në Evropë. /Telegrafi/