Site icon Telegrafi

Jonathan David vendos të largohet nga Lille në verë, katër klube angleze pas tij

Jonathan David ka vendosur përfundimisht të largohet në afatin kalimtar të verës nga skuadra franceze Lille.

Sulmuesi kanadez po kalon vitin e tij të katërt te skuadra franceze dhe Lille synon ta shes atë në verë pasi në vitin 2025 kontrata i skadon dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

E ardhmja e sulmuesit qendror duket se është në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku katër skuadra janë vënë pas tij.

Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë katër skuadrat e mëdha angleze që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kanadez.

23-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Lille, ku në 36 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lexo po ashtu Chelsea ka një plan B nëse nuk e transferojnë Victor Osimhen

Lille është e gatshme ta shes yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kanadezin synon që të fitoj rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version