Çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie, raportohet se janë duke menduar të adoptojnë edhe një tjetër fëmijë, për të shtuar në shtatë numrin e fëmijëve në familjen e tyre.
Aktorët së bashku kanë fëmijët Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox, por burime të ndryshme i kanë thënë revistës “UsWeekly” se ata dëshirojnë të adoptojnë një vajzë siriane, transmeton Koha.net.
“Ata duan të adoptojnë një vajzë të vogël nga Siria”, ka thënë burimi.
Procesi i adoptimit, sipas burimit, është duke shkuar mirë dhe shumë shpejtë pritet të përfundojnë me adoptimin e saj.
“Janë duke punuar në këtë aspekt”, ka shtuar ai.
Edhe pse përfaqësuesit e Pittit e kanë mohuar këtë gjë, burimet kanë shtuar se Angelina është duke insistuar që vajza nga Siria të adoptohet.