Site icon Telegrafi

Johnson, Zelenskyt: Ti je një hero, të gjithë të duan

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka arritur të flasë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky “për të përsëritur mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme.

“Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar në Ukrainë dhe tha se populli ukrainas ishte mirënjohës për përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar”, tha një zëdhënëse e Downing Street.

Lexo po ashtu Pas dorëheqjes së Johnsonit, Zelensky i bindur se politikat e Britanisë karshi Ukrainës nuk do të ndryshojnë

Johnson e përfundoi telefonatën duke i thënë Zelenskyt se “Ti je një hero, të gjithë të duan”.

Ndërkohë, Zelensky e ka quajtur kryeministrin “mik të vërtetë të Ukrainës”, duke shtuar se ai është i bindur se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit.

Ukraina fitoi shumë nga marrëdhënia e tyre me kryeministrin, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version