Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka përshkruar sulmin e raportuar nga Rusia në një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol si “të shthurur”.
“Ka pak gjëra më të shthurura sesa të synosh pikat e dobëta dhe të pambrojturit”, ka pohuar fillimisht Johnson.
“Mbretëria e Bashkuar po eksploron mundësitë për më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që të mbrohen nga sulmet ajrore dhe ne do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tmerrshme”, ka shkruar kryeministri britanik në Twitter.
Theksojmë se së paku 17 persona janë plagosur në sulmin ajror në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol.
Ndryshe, presidenti dhe kryeministri ukrainas kanë publikuar tashmë videot e para të shkatërrimit masiv të spitalit. /Telegrafi/
There are few things more depraved than targeting the vulnerable and defenceless.
The UK is exploring more support for Ukraine to defend against airstrikes and we will hold Putin to account for his terrible crimes. #PutinMustFail https://t.co/JBuvB78HVC
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 9, 2022