Telegrafi

Johnson: Putin do të ishte i çmendur nëse do të përdorte armët bërthamore

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson gjatë një interviste dhënë për Sky News, ka thënë se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin, do të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë.

Ekziston frika se Putin do të mund të urdhëronte një sulm të tillë, nëse forcat e tij në Ukrainë vazhdojnë të tërhiqen nga kundërofensiva ukrainase, dhe të humb territoret që i kishin nën kontroll nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.

“Nuk besoj se do ta bëjë këtë. Do të ishte i çmendur po ta bënte atë”, shtoi Johnson për Sky News.

“Një akt i tillë do të nënkuptonte që Rusia të njëjtën sekondë të tërhiqet nga klubi i kombeve të civilizuara. Do të ishte një katastrofë totale për Rusinë, ekonomia e të cilës menjëherë do të ngrihej”, tha ndër tjera ish-kryeministri britanik.

Kjo është intervista e parë e Johnsonit, që kur është larguar nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke i hapur kështu rrugë Liz Truss, e cila gjithashtu tani nuk e ushtron më funksionin e kryeministres së vendit. /Telegrafi/