Telegrafi

Johnson paralajmëron Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor: Vendimi është shkelje e ligjit ndërkombëtar

On Sunday, U.K. Prime Minister Boris Johnson announced a gradual easing of restrictions.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëroi Izraelin të mërkurën ndaj aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor, duke thënë se ky vendim do të shkelte ligjin ndërkombëtar si dhe do të dëmtonte përpjekjet e vendit për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet arabe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësitë izraelitë morën vendimin mbi aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor nga 1 korriku, si pjesë e një plani amerikan për paqen izraelito-palestineze.

Megjithëse pa ndonjë marrëveshje akoma për shtrirjen dhe kohën e mobilizimit, raportohet se asnjë seancë e kabintetit në Izrael nuk u planifikua për të mërkurën.

“Aneksimi do të reflekonte në shkelje të ligjit ndërkombëtar”, tha Johnson në një opinion për gazetën Yedioth Ahronoth. /Telegrafi/