Kryeministri britanik, Boris Johnson ka pohuar se frikësohet që presidenti rus, Vladimir Putin mund të vendosë armë kimike në Ukrainë.
Johnson përsëriti frikën e zyrtarëve perëndimorë se Putini mund të përdorë armë kimike në Ukrainë pasi Moska akuzoi Kievin se po planifikonte t’i vendoste ato në fushën e betejës.
“Gjërat që po dëgjoni për armët kimike janë jashtë librit të tyre”, tha ai, raporton skynews.
“Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët. Dhe kështu kur ata vetë vendosin armë kimike, siç kam frikë se mund të munden, ata kanë një lloj maskirovka – një histori e rreme – gati për të shkuar”, pohoi Johnson.
“Ju e keni parë atë në Siri. E keni parë edhe në Britaninë e Madhe. Kjo është ajo që ata po bëjnë tashmë. Është një qeveri cinike, barbare”, pohoi britaniku. /Telegrafi/