Kryeministri britanik, Boris Johnson praktikisht i dhuroi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky çmimin e lidershipit, Sir Winston Churchill.
Siç raportojnë mediat britanike, në një ceremoni ku morën pjesë anëtarë të familjes Churchill, Shoqërisë Ndërkombëtare të Churchillit dhe Zelensky përmes video-lidhjes, Johnson tha se ai beson se shpirti i Winston Churchill “ecën me Zelensky” dhe se ai është me Zelenskyn në çdo sfidë që kalon presidenti ukrainas.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar të marr këtë çmim për lidership. Ukraina nuk mbeti vetëm pas 24 shkurtit, kishim ata që na ndihmuan, të cilët në kohët më të errëta kujtuan se çfarë është nderi dhe që nuk menduan të hiqnin dorë nga lufta – e kam fjalën për ty, Boris”, tha Zelensky në një video-mesazh në ceremoni.
It was an honour to present my friend President @ZelenskyyUa with the Winston Churchill Leadership Award today.
Volodymyr’s courage, defiance and dignity – all Churchillian qualities – have moved the hearts of millions and stirred a global wave of solidarity. pic.twitter.com/BGZDFenIzU
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 26, 2022
“Ky çmim është gjithashtu i juaji dhe është një manifestim i udhëheqjes sonë të përbashkët të ukrainasve, britanikëve dhe të gjithë atyre që nuk do t’i japin lirinë e tyre asnjë tirani”, përfundoi ai.
Theksojmë se presidenti ukrainas ka mbajtur dhjetëra fjalime nëpër parlamente të ndryshme duke përfshirë Kuvendin e Shqipërisë.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/