Site icon Telegrafi

Johnson bisedoi me Zelenskyn për fazën e re të ndihmës ushtarake

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë folur për një fazë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e artilerisë së rëndë.

Sipas shefit të stafit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetjen e mëtejshme financiare, raporton skynews.

Dyshja kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme gjatë agresionit rus në Ukrainë, ku Zelensky shpesh lavdëron britanikun për ndihmën që po i ofron popullit ukrainas.

Raportohet se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë ushtrisë ukrainase automjete të blinduara kundërajrore.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë automjete Stormer që mund të lëshojnë raketa super të shpejta Starstreak – e cila ka aftësi të shkatërrojë aeroplanë dhe helikopterë.

Lexo po ashtu Kanada do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë

Ndryshe, SHBA-ja dhe Kanadaja kanë premtuar se brenda këtij muaji do të dërgojnë artileri të rëndë në Ukrainë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oZ2TYdSknr8

Exit mobile version