Telegrafi

John Terry në bisedime me Middlesbrough për rolin e trajnerit

John Terry (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

John Terry është shumë afër që ta marrë drejtimin e Middlesbrough, e që do të jetë edhe skuadra e tij e parë në karrierën si trajner.

Ish-legjenda e Chelseat dhe Anglisë është takuar me presidentin e klubit, Steve Gibson, në këtë javë, ndërsa marrëveshja është shumë afër që të arrihet.

Middlesbrough e shkarkoi më 17 maj Tony Pulis pas formës së dobët që kaloi në Championship, duke mos arritur të rikthehen në Ligën Premier për vetëm një pikë.

John Terry (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

John Terry aktualisht është asistent i trajnerit të Aston Villas, Dean Smith, që janë shumë afër të rikthehen në Ligën Premier, pasi në finalen e ‘paly-offit’ do të përballen me Derbyn e Frank Lampardit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga John Terry

Middlesbrough thuhet se i ka ofruar kontratë njëvjeçare Terryt, mirëpo ky i fundit dëshiron marrëveshje trevjeçare me një pagë rreth 1.5 milion euro në sezon. /Telegrafi/