John Terry është shumë afër që ta marrë drejtimin e Middlesbrough, e që do të jetë edhe skuadra e tij e parë në karrierën si trajner.
Ish-legjenda e Chelseat dhe Anglisë është takuar me presidentin e klubit, Steve Gibson, në këtë javë, ndërsa marrëveshja është shumë afër që të arrihet.
Middlesbrough e shkarkoi më 17 maj Tony Pulis pas formës së dobët që kaloi në Championship, duke mos arritur të rikthehen në Ligën Premier për vetëm një pikë.
John Terry aktualisht është asistent i trajnerit të Aston Villas, Dean Smith, që janë shumë afër të rikthehen në Ligën Premier, pasi në finalen e ‘paly-offit’ do të përballen me Derbyn e Frank Lampardit.
Middlesbrough thuhet se i ka ofruar kontratë njëvjeçare Terryt, mirëpo ky i fundit dëshiron marrëveshje trevjeçare me një pagë rreth 1.5 milion euro në sezon. /Telegrafi/