Legjenda e UFC, Joe Rogan beson se Conor McGregor mund të ketë pësuar thyerjen e tmerrshme të këmbës kundër Dustin Poirier për shkak të stërvitjes pa tampona.
Irlandezi nuk ishte në gjendje të hakmerrej ndaj humbjes së tij në UFC 257 ndaj Poirier kur dyshja u ballafaquan në trilogjinë në kuadër të UFC 264 në korrik.
Kyçi i këmbës së McGregor u they, me Poirier që vulosi një fitore përmes ndërprerjes së mjekut.
Iraldezi pohoi në mediat sociale se ishte një “thyerje e pastër e tibisë” pasi u nxor nga tetëkëndëshi UFC 264 në një barelë.
Notorious iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, por presidenti i UFC, Dana White, ka zbuluar se McGregor mund të jetë jashtë fushave deri në janar të vitit të ardhshëm.
Rogan tani ka zbuluar se McGregor ishte duke u përpjekur të vraponte në kampin e tij të stërvitjes pa veshur tampona mbrojtës.
Joe Rogan shpjegon pse ai intervistoi në mënyrë kontroverse Conor McGregorin në tetëkëndësh në UFC 264
Ai pohoi i se McGregor ishte “aq i prirur për të shkatërruar Dustin Poirierin” saqë ai beson se mungesa e tamponave në stërvitje ka lënë efektin.
Duke folur për The Joe Rogan Experience , ai tha: “Më është thënë se McGregor kishte një frakturë stresi në këmbën e tij para se të fillonte lufta”.
“Unë mendoj se ai po përpiqej të vraponte gjatë kampit pa tampona. Nuk e di nëse është e vërtetë. Po merrja mesazhe nga mijëra njerëz dhe disa në kampin e Conor. Ata po thoshin se ai po stërvitej pa tampona”.
“Ai ishte aq i prirur për të shkatërruar Dustin Poirier sa mund të kishte bërë diçka të tillë [stërvitje pa tampona]. Është e qartë se diçka nuk shkonte me këmbën e tij. Këmba jote thjesht nuk thyhet kështu”, ka shtuar ai më tej.
McGregor këmbënguli se ai u lëndua para humbjes së tij në UFC 264 ndaj Poirier, me Notorious që ofronte dëshmi në rrejtët sociale. /Telegrafi/