Site icon Telegrafi

Joe Rogan pretendon se numërimi i stërzgjatur për Furyn kundër Wilderit ishte për shkak të gabimit ose korrupsionit

Joe Rogan ka pohuar se ‘një gabim ose korrupsion’ ishte i pranishëm në trilogjinë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.

Gypsy King e nokautoi Bronze Bomberin në raundin e 11-të, pasi më parë e kishte rrëzuar kundërshtarin e tij në dysheme tre herë, ndërsa fituesi u rrëzua dy herë në raundin e katërt.

Por, disa tifozë pohuan se Fury kishte një numërim më të gjatë se mesatarja, e cila padyshim shkoi në favor të tij, pasi i lejoi atij në kohë të ngrihej në këmbë dhe të vazhdonte përballjen.

Lexo po ashtu Kishte dyshime para se të fillonte meçi – Wilder kërkoi që dorëzat e Furyt të shqyheshin

Gjyqtari Russell Mora duhej të ndërpriste numërimin e tij për t’i thënë Wilderit të kthehej në një kënd neutral dhe disa tifozë mendojnë se kjo i dha një avantazh Furyt.

Tani, komentatori i UFC, Rogan, ka shfaqur mendimet e tij dhe beson se Mora ka gabuar.

Lexo po ashtu Gjyqtari kritikohet ashpër për numërim të ngadalësuar në rrëzimin e Furyt nga Wilder

“Kjo është ajo që ndodhi. Gjyqtari supozohet të fillojë me numërimin ‘Një dy …’, kur boksieri të bjerë poshtë”.

“Por, nëse për ndonjë arsye ai duhet të ndërpresë numërimin, supozohet të vazhdosh numërimin aty ku është duke u numëruar jashtë ringut”.

Lexo po ashtu Pamjet tregojnë se Wilder ishte fajtor se përse gjyqtari kishte një numërim të stërzgjatur në rrëzimin e Furyt

“Pra, ka një djalë që numëron pranë ringut, dhe ai do ta vazhdojë numërimin. Pra, nëse jeni në ‘Një, dy’ dhe më pas jeni si ‘Shko në një cep neutral’, ai djalë supozohet të jetë si ‘tre, katër, pesë’, por ai nuk e bëri”.

“Ai u kthye tek ajo, ‘tre, katër’, por boksieri (Fury) kishte rënë tashmë për disa sekonda. Pa dyshim, ishte një numërim i gjatë. Unë mendoj se është një gabim ose korrupsion. Me shumë mundësi një gabim”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version